FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis heqja e logove të PD nga xhamat përballë selisë së PD

Pasi Gjykata regjistroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, në Partinë Demokratike ka nisur heqja e logove të partisë të vendosura dy ditë para mbajtjes së protestës së 8 janarit.

Xhamat kryesor u mbuluan me logot e PD, ndërsa brenda Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si mas mbrojtëse ndaj protestuesve.

Por, pas vendimit të Gjykatës, Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të nis menjëherë heqjen e logove nga xhamat përball selisë si dhe fortifikimin e dyerve, për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të hequr dyert e blinduara do të nevojiten ekspert, gjë e cila do të kërkojë kohë deri në përfundimin e plotë të heqjes së fortifikimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?