FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: 11 shtator, zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 11 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve bashkiake në Dibër, pas largimit nga posti të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili dhe rrëzimin e kërkesës së tij për rikthim në detyrë.

Ja ç’thotë saktësisht dekreti i Presidentit Nishani: 

“Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË
PESHKOPI, QARKU DIBËR

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9716
Tiranë, më 02.08.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?