FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Konsensusi, garanci për ndryshime afatgjata kushtetuese

 

Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus të saj kishte krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.

“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare e përmasave kushtetuese, ndaj mendova të ndaj me opinionin publik qëndrimin tim në këtë ditë gushti. Mes shumë institucioneve që krijohen për reformën, është edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që ngarkon Presidentin për zgjedhjen përmes shortit të anëtarëve. Neni përkatës kërkon përzgjedhjen brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të 11 gushtit”, tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ka një shqetësim serioz sepse neni 149 i Kushtetuës përcakton në pikën 5 të tij kriteret për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short sipas ligjit përkatës, por ndërkohë ligji nuk është miratuar ende nga Kuvendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pra, ndodhemi në një situatë ku Kushtetuta na kërkon zgjedhjet brenda 5 ditëve dhe po Kushtetuta kërkon përcaktimin e kritereve nga ligji, ndërkohë që nuk e kemi një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo më vendos në një situatë kontradiktore”, tha Nishani para gazetarëve.

Ai deklaroi gjithashtu se ka vendosur një kontakt zyrtar me Kuvendin, të cilit i ka bërë me dije këtë përplasje dhe se pret të konsultohet të martën me përfaqësues të grupeve parlamentare.

“Kam një korrespondencë në kontekstin administrativ me Kuvendin dhe ftoj për një takim konsultativ përfaqësues nga grupet parlamentare ditën e martë të javës që vjen”, shtoi Nishani.

Ndërkaq, Presidenti e quajti një garanci të madhe faktin që votimi i ndryshimeve konsensuale ishte miratuar me konsensus të plotë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?