Një nga hotelet me prestigjozë në botë, Marriott hap dyert në Tiranë, Veliaj: Do të mirëpresë liderët e Europës

”Tirana Marriott hotel”, do të presë më 6 dhjetor, gjithë delegacionin që do të vijë në Tiranë për Samitin e Europës. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili thekson se kjo hapësirë e re do të jetë dhe një mundësi punësimi për të rinjtë.

”Pas gjithë kësaj pune qëndron Idajeti, njeriu i punëve ikonike️. Kjo ndërtesë, veçse një krenari turistike, do jetë dhe një hapësirë punësimi për të rinjtë”, thekson Veliaj.

Pak kush do e mendonte disa vite më parë që gjithë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kulmit të bukur të Finales së UEFA Conference League në shtëpinë e kuqezinjve dhe titullit si Kryeqyteti Europian i Tiranës, për herë të parë Tirana do të mikpresë Samitin Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?