Një shpjegim i thjeshtë; pse shqiptarët nuk blenë libra
Në Tiranë këto ditë u zhvillua Panairi i Librit. Prej 20 vitesh është një nga organizimet më serioze për botuesit dhe lexuesit shqiptarë. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit botuesit u ankuan se nuk kishte shitje. Shqiptarët nuk po lexojnë më si më parë.
Komediani i njohur Agron Llakaj ka satirizua këtë fenomen të shoqërisë shqiptare përmes një numri humoristik në spektaklin e humorit. “Al Pazar”. Personazhi i interpretuar nga Llakaj, “Jorgaqi”, këtë javë Jorgaqi e kishte lënë “Zogun” e tij, dhe duke shfrytëzuar “panairin e librit”, kishte ngritur stendën e tij.
Krahas tij qëndron edhe një person tjetër që shet fara. Njerëzit afrohen, shohin dhe Jorgaqi ua prezanton me shumë dëshirë librat që ka nxjerrë për të shitur. Por a do t’i blejnë ata këto libra? Një person në fund të numrit, afrohet dhe i merr të gjitha librat në një karrocë. Arsyeja?! Shihni videon e mëposhtme: PER TË PARË LINKUN KLIKONI KËTU

KOHA JONË SONDAZH

