Noka: Qeveria ta përballojë vetë rrugën, ndryshe Rama e ka shumë afër fundin e tij

Deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit Flamur Noka ka reaguar ashpër pas protestës që u shënua paraditen e sotme në tunelin e Kalimashit nga banorët e zonës së Kukësit kundër vendosje së taksës së qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Në reagimin e tij Noka thekson se protesta është legjitime dhe se qeveria po e izolon zonën. Ndërsa lidhru me dhunën, Noka thekon se protestuesit u provokuan nga pushteti.

“Banorët e qarkut Kukësit Rama po i izolon dhe de fakto po i ndan nga Shqipëria ndaj këtë protestën e kishin legjitimen e legjitimeve. Provokimi, dhuna dhe terrori që ushtroi pushteti ishin shëmbëlltyrë e fytyrës barbarë të Edi Ramës. Barbarizma të tilla kishim kohë pa i parë. Aty policia shfryu dufin dhe mllefin e Edvinit ndaj Kuksianëve, kosovarëve dhe gjithë veriut… Ajo tarifë duhet hequr, dhe duhet përballuar nga qeveria. Ndryshe Rama e ka fundin e tij politik shumë afër” – shpreh deputeti demokrat Flamur Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?