Rama: Hapja e negociatave mund të shtyhet

Qeveria ”Rama 2”, ka deklaruar se në muajin prill, pritet ftesa për hapjen e negociatave që do ta çojnë Shqipërinë në rrugën e BE-së. Por, sot kreu i kësaj qeverie, Edi Rama, pranon se ka vështirësi në proces.

I ftuar në emisionin në ABC News, ”Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit. Ai shtoi se duhet një punë e madhe për të bindur vendet e BE-së.

Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?