Nuk ndalet droga në portin e Durrësit. Sekuestrohen mbi 45 kg heroinë, Policia jep detajet

Nuk ndalet droga në Portin e Durrësit, sidomos drogërat e rënda si heroina e kokaina. Mëngjesin e sotëm, Policia ka sekuestruar 45 kg heroinë të pastër dhe ka vënë në pranga dy persona.

Policia jep detajet e operacionit: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Portëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohet 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i mjetit dhe drejtuesi i mjetit).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Portëz”, i zhvilluar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. D., 36 vjeç, banues në Fier dhe A. Ç., 45 vjeç, banues në Durrës.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?