Nuk rrëzohet Rama me protestën e 11 shkurtit

Nga Daniel Muçaku-

Një ditë para protestës së kësaj të shtune janë karikuar bateritë e popullit opozitar se kryeministri Rama rrëzohet.

Deputetët e PD dhe të opozitës po shpërndajnë mesazhe në celular për mbështetsit e tyre se “ejani me shumë njerëz se do rrëzojmë Ramën”.

Natyrisht që opozita ka të drejtë për protesta apo edhe të fantazojë për rrëzime, por është më mirë të mos karikohen njerëzit me sms, pasi zhgënjimi do të jetë katastrofal për partitë e opozitës.

Sa më e madhe të jetë protesta në njerëz aq më mirë është për demokracinë, pasi shpresa mbahet gjallë sepse populli po zgjohet pas tradhtisë që vetë PD-ja u bëri demokratëve prej me shumë se tre vite.

Edi Rama nuk rrëzohet me protesta, kush e njeh mirë e di se ai është disa hapa para PD. Aq me tepër me një PD të përçarë, e cila pret 3 marsin ku gjykata e apelit do të jap verdiktin final se kujt i përket emri PD për tu regjistruar në zgjedhje.

Edi Rama mund të rrëzohet para vitit 2025 vetëm nëse SPAK-u hap hetime për të si kryeministër apo nëse dosja e ish-agjentit të lartë të FBI ka fakte komprementuese edhe për Edi Ramën.

Deri më sot kemi artikuj mediash, ndonëse media të njohura ndërkombëtare, por gjithsesi nëse gjykata amerikane ka verdikt përcellues për kryeministrin shqiptar, atëhere thuhet se Edi Rama bie ose ai vetë gjen një artificë dinake që të thotë “derisa të sqarohet kjo akuzë direkte ndaj meje, po iki”.

Por prapë ai cakton kë të dojë pasardhës në qeveri. Se PS-në nuk e lëshon, Rama.

Ndaj mos karikoni kot mbështetsit opozitarë se “këtë të shtunë bie Edi Rama”. Natyrisht që protesta duhet, bile me sa me shumë qytetarë.

SHKARKO APP