FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Numërohen 50 kuti në Dibër. Rama i ASHE kryeson me 1786 vota ndaj Shehut

Për të mësuar emrin e kryebashkiakut te ri, dibranet duhet të presin numërimin e 68 kutive nga 118 që ishin në total. Deri më tani nga numërimi i 50 kutive, rezulton se kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 7953 vota, 1786 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 6167 vota.

Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin 33978 qytetarë që kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?