FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nxënësja e Liceut: Drejtoresha e PS na mbylli dyert, unë dola nga dritarja në protestë

Drejtoresha e Liceut artistik në Tiranë nuk i ka lejuar gjimnazistët që t’i bashkohen protestës së studentëve që prej 9 ditësh vijon me kërkesat për përmirësim të kushteve, rritje të buxhetit për arsimin e lartë, ulje të tarifave dhe vendimmarrje të studentëve për drejtuesit në Universitete.

Një gjimnaziste, në vitin e dytë për pikturë në Liceun Artistik, tha dje gjatë protestës në një prononcim për T7, se drejtoresha e shkollës që është me bindje të majta të Partisë Socialiste nuk i ka lejuar nxënësit të dalin në protestë, Nxënësja tha se bashkë me disa miq të saj janë detyruar të dalin nga dritaret për të qenë njësh me kauzën e studentëve.

Sot mijëra studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit paralelisht me shokët e tyre që po këndojnë në kor një marsh përpara Kryeministrisë. Në protestë janë edhe nxënësit e shkollave të mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është ndezur në të dyja sheshet, ndërkohë që nuk ka ende asnjë vendim të marrë nga qeveria për të plotësimin e kërkesave të të rinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?