Oketa: Bojkoti i PD­së, një farsë. Kush është i pakënaqur mund të vijë tek ne

Ish­deputeti demokrat, Gazmend Oketa, thotë se bojkoti i Kuvendit nga ana e PD­së, është një farsë.

Ai thotë se vendimi për bojkotin e parlamentit nuk është marrë nga grupi parlamentar, por nga Sali Berisha.Kjo, duke qenë se sipas Oketës, është ky i fundit që realisht e drejton PD­-në.

Duke folur në një intervistë për mediat, ai ka thënë se të pakënaqurit e PD­-së mund të marrin iniciativa apo lëvizje të reja politike.

Ose mund të bashkohen me FRD­-në sipas tij, parti e cila u krijua pikërisht prej pakënaqësive të drejtimit të PD­-së nga ana e Sali Berishës.

SHKARKO APP