ONM i përvishet mazhorancës për anëtarët e KLP e KLGJ: Shqiptarët i lexojnë ndryshe ligjet

Edhe pse në gjuhë diplomatike, përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit thonë se ‘ligjin e lexojnë ndryshe nga shqiptarët’.

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të drejtuar nga Genoveva Ruiz Kalavera, që do të ishte garancia kushtetuese për mospolitizimin e institucioneve të drejtësisë, nuk u mor parasysh kur në kuvend u votuan anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit.

Të pyetur nga Klan Plus për faktin se kuvendi i injoroi rekomandimet e tyre për kandidatët në këto këshilla, ONM përgjigjet:

Swiss Digital Desktop Reklama

“ONM dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, brenda kornizës së tyre të pavarësisë dhe përgjegjësisë, kanë vlerësuar në mënyrë të ndryshme kërkesat minimale që kanë të bëjnë me tri raste”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre rastet janë kandidaturat e Alfred Ballës, Andi Muratajt dhe Entela Baçit. Dy të parët ishin skualifikuar nga ONM në garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke kualifikuar vetëm Bacin. Por kuvendi e përjashtoi nga gara për mospërmbushje të kushteve ligjore, ndërsa rifuti në lojë 2 të tjerët njëri prej të cilëve rezultoi fitues.

E gjithë kjo mospërputhje qëndrimesh, sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, vjen si pasojë e paqartësisë së ligjit për institucionet e reja të drejtësisë.

“Ligji përkatës përcakton kushtet formale dhe / ose kërkesat minimale për përzgjedhjen e anëtarëve në këshillat e rinj. Por disa dispozita në legjislacion lënë vend për një nivel të caktuar të diskrecionit në interpretim”.

ONM megjithatë përkrah idenë e shortit si mekanizëm zhbllokues në rast krizash politike. Të huajt nuk ishin të vetmit që kishin rezerva për kandidatët për KLGJ e KLP. Sipas autoritetit të dosjeve, në këtë proces garonin 4 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe 2 të përfshirë në gjyqe politike. /KlanPLus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?