Operacioni në Itali, reagon Paloka: Tonelatat e drogës vazhdojnë drejt Evropës
Pas kapjes së 1 ton drogë sot në brigjet italiane me vlerë 10 milionë euro, nisur nga Qeparoja, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. Paloka nuk ka mundur t’i dërgojë mesazh kreut të Qeverisë, Edi Rama, se pavarësisht gjithçkaje që po vlon në skenën politike shqiptare, trafiku i drogës vazhdon pa u ndalur.
Paloka shkruan shkurt: “…E ndërkohë tonelatat e drogës vazhdojnë të shkojnë drejt Italisë dhe Evropës…”
DROGA E KAPUR SOT, E NISUR NGA QEPAROI
Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Në pjesën e fshehur të një motoskafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “Themix 2018”, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia shqiptare. Sasia e marijuanës vinte nga Shqipëria.
LBurime nga Policia e Vlorës pohojnë se droga është nisur nga Qeparoja rreth 3 ditë më parë.
Mësohet se droga është kapur gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç ndodh zakonisht në operacionet anti-drogë.
Skafistët ishin maskuar si turistë dhe po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë jahte luksoze dhe anije.
Helikopteri i Guardia di Finanza i ka pikasur skafistët dhe skafin, sepse qëndronte i zhytur shumë poshtë. Atyre iu është bërë thirrje të ndalojnë, por skafistët kanë tentuar të largohen me shpejtësi për disa minuta, por më pas janë kapur nga policia italiane.
Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç.
Dy skafistët shqiptarë janë identifikuar si A. M., dhe E. A., të dy nga Vlora, dhe M. G., italiani, i lindur në La Spezia.
KOHA JONË SONDAZH

