Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, Balla: E turpshme!
Duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend, ku opozita e ka bllokuar foltoren tre herë gjatë ditë së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka propozuar që të mos ketë diskutime për pr.vendimet e rendit të ditës, por të votohen direkt.
Pas miratimit të pr.vendimeve mes të cilave edhe ajo e marrëveshje së energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë vetëm nga mazhoranca seanca e Kuvendit është mbyllur nga Ruci, pavarësisht se opozita vijon të qëndrojë dhe të transmetojë fjalën e deputetëve në Facebook.
“Është e turpshme të ndërpresësh seancën kur kemi çështje të rëndësishme për të diskutuar. Ne sot do miratojmë marrëveshjen për energjinë me Kosovën si dhe marrëveshja me bankën botërore sa i përket investimeve në rrjetin e kanalizimeve. Shqiptarët nuk duan fjalë, por duan vepra. Zoti kryetar bazuar në rregulloren e Kuvendit do propozoja te heqim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë në votim”- tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

