Opozita prezanton platformën e Qeverisë Tranzitore, Basha: Vendi në kolaps

Partia Demokratike dhe aleatët, kanë prezantuar platformën për zgjedhjet e lira e të ndershme, si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore. Basha ka prezantuar platformën e qeverisë tranzitore gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe sipas tij, krimi elektoral është i paprecedent.

Kreu i PD-së tha se vendi është në kushtet e një kolapsi politik, ekonomik dhe se Vetting-u sipas tij nuk është asgjë më shumë se një hanxhar politik. “Jemi në një krizë politike dhe ekonomike. Jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik. Shendetësia dhe arsimi në kolaps, e shkak për këtë është korrupsioni. Prokuroria është e kapur, drejtësia nuk ekziston. Vetting-u një hanxhar politik”, u shpreh kryedemokrati. Basha theksoi edhe se vendi ndodhet jo vetëm në një kolaps institucionesh por edhe në një kolaps ekonomik, e cila sipas tij ka sjellë edhe largimin e shumë të rinjve nga vendi.

“Jemi në një kolaps. Të gjithë kemi shokë, familjarë kushërirë të cilët janë larguar nga vendi. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e qindra miëjra vendeve të punës. Shëndetësia është në krizën më të thellë. Ka 2 arsye për këtë. Arsyeja e parë është që kjo Qeveri dhe pseudo mazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, kanë ardhur si produkt i bashkëpunimit me krimin dhe një grusht oligradkës. Kur vjen në pushtet një grusht kriminelësh kur e lidh fatin me kriminelët nuk të bëhet vonë për qytetarët. Arsyeja 2 është se ndryshe nga ç’parashikon sistemi, këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standartet në shëndetësi dhe arsim”-u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën, pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha i dha edhe një herë përgjigje kërkesës së aleatëve të tij të qendrës së djathtë për tu ulur në dialog me kryeministrin Edi Rama. “Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11”, tha Basha pas takimit në selinë e LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/911824565836810/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?