FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita “pushton” foltoren, PS miraton pr/ligjet dhe largohet

Opozita ka vijuar me të njëjtin skenar si në dy seancat e fundit plenare, edhe në seancën e sotme në Kuvend.

Seanca është ndërprerë disa herë, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Opozita është “ngujuar” te foltorja e Kuvendit nuk pranon të largohet, ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar të flasë edhe pasi Ruçi i ka ndërprerë fjalën, pasi i ka mbaruar koha. Ruçi i dha fjalën Taulant Ballës, i cili foli nga vendi, ndërsa Vasili vijonte të fliste pa mikrofon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa ky i fundit vazhdoi të fliste dhe më pas fjalën e mori deputeti Dashamir Shehi, mazhoranca vijoi me miratimin e rendit të ditës. Shumica ka miratuar e vetme pr/ligjet e rendit të ditës dhe është larguar nga salla, ndërsa opozita vijon të qëndrojë në foltore dhe të transmetojë live nga ‘Facebook’ fjalimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?