FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita vijon me strategjinë e bllokimit të kuvendit

Seancë normale në kuvend nuk ka. Edhe këtë të enjte, opozita do të vijojë me strategjinë e saj politike për të bllokuar seancën parlamentare.

Mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij do të vazhdojë të përqendrohet tek kërkesa e opozitës për dorëheqjen e ministrit Xhafaj, ndërsa gjasat janë që të bllokohet sërisht foltorja.

Seanca e kësaj të enjte, vjen fill pas protestës së opozitës dhe pas incidente të ndodhura gjatë tubimit tek ministria e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndëra dje, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) dhe Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) zhvilluan protestën e dytë para godinës së Ministrisë së Brendshme. Ndaj organizatorëve të protestës nisi edhe një procedim penal për zhvillim tubimesh të jashtëligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?