FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Padi penale dhe ankesë për gjyqtarin Zhukrin në ILD nga grupi Basha

Grupi Basha në PD, ka dorëzuar sot në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë edhe një ankesë për procedim disiplinor për gjyqtarin Agron Zhukri, përpos paralajmërimit për padi penale. Ankesa është dorëzuar nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Kurse përmes një njoftimi, ILD-ja thotë se ka pranuar ankesën e PD-së.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të njohur grupin e Rithemelimit si organin drejtues të PD-së.

Vendimi u dha nga gjyqtari Agron Zhukri, duke i hapur kështu rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me regjistrimin në Gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, Gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?