FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Dilema e Saimir Tahirit, të shijojë milionat e drogës apo…

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka akuzon strukurat e shtetit për përfshirje në trafikun e drogës. Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka ka theksuar me ironi se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjendet në dilemë, sa i takon kthimit në politikë. Sipas Palokës, Tahiri e përjeton një situatë të tillë me veten pasi i gjendet si opsion edhe shijimi i milionave të drogës.

Postimi i Palokës

Nuk kanë limite as në krim, as në poshtërsi e as në pafytyrësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, i lirë, është në dilemë; të rikthehet në politikë sa për “kunj” apo thjesht të shijojë milionat e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhafaj, ministër i Brendshëm i hakërrehet opozitës sa herë i përmendet vëllai trafikant apo shoferi i vrarë.

Ish-kupola e policisë “që donim” është prej më shumë se një viti në “kërkim”.

Ndërkohë, tonelatat e drogës vazhdojnë rrugën drejt Evropës. Vrasje, grabitje, rrëmbime, gjoba, aksidente e dhunë janë lajmet e përditshme për shqiptarët.

Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qendër e krimit të organizuar, por dhe si eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë.

Po të pafytyrët nuk i pengon kjo, që të nxjerrin drejtorët çdo ditë në konferenca, të organizojnë dhe aktivitete speciale ku ftojnë “çiftin diplomatik” të flasë për sukseset e mëdha të operacionit “Forca e ligjit”, i cili ka shkatërruar “bandat” e fëmijëve që shisnin cigare në rrugë apo “kriminelë” që qarkullonin të dehur me biçikleta duke rrezikuar seriozisht qytetarët…

Po s’ka problem se “më keq do bëhet…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?