Paloka e Këlliçi reagojnë ashpër kundër Enkelejd Alibeajt
Edi Paloka dhe Belind Këlliçi kanë reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt pas përjashtimit të katër deputetëve demokratë nga grupi parlamentar.
Sipas tyre, kjo është çmenduria e radhës e Alibeajt që i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.
“Është akt mëse i turpshëm, me mungesë dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është heqja e maskave, sepse ai tregoi se është në bashkëpunim me Ramën. Mund të vijë një ditë dhe ai të përjashtojë të gjithë deputetët dhe Rama të vazhdojë lojën me të”, deklaron Paloka.
“Unë nuk e kam bërë këtë autokritikë që ka kërkuar shoku Enkelejd Alibeaj, ndaj gjykoj që komisioni i dëbim-internimeve që ka ngritur ai në mendjen e tij paska vendosur të marrë këtë hap totalisht qesharak. Në vend që sot të të ishim në emisione dhe të flitej për faktin që e dërguam në SPAK Veliajn, flasim për këtë manovër të Alibeajt, që vetëm opozitarizmit nuk i shërben”, deklaron Këliçi.
Ferdinand Xhaferaj, i cili nuk është deklaruar si mbështetës i Berishës, shprehet se vendimi për përjashtimin e 4 deputetëve është një maskaradë.
“Jam informuar në media, kjo tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Unë jam marrë dhe do vazhdoj të merrem me qeverinë, ka dhe kolegë të tjerë brenda opozitës. Asnjëherë nuk kam votuar për përjashtim kolegësh”, tha ai.
Këtë të martë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-se deputetet Oerd Bylykbashi, Belind Klliçi, Tritan Shehu, dhe Agron Shehaj, për mosdistancim nga ngjarjet e 8 janarit të një viti më parë.
KOHA JONË SONDAZH

