Paloka flakë për flakë Ramës: Historinë e Tahirit, Xibrakës dhe kokainës nuk do i mbyllësh dot
Kërcënimit që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me lobimin amerikan për PD-në në fushatën elektorale të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, i është përgjigjur ashpër nënkryetari i PD-së Edi Paloka.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paloka, teksa e akuzon si autor i mishmashit të krijuar së fundmi, paralajmëron kreun e Qeverisë se përpjekjet e tij për të mbyllur ccështjet e Saimir Tahirit, Xibrakës dhe kokainës në portin e Durrësit, janë të kota.
“Nuk do ti mbyllë dot pa ju shkuar deri në fund edhe kjo është e sigurtë” shprehet Paloka.
Komenti i Palokës
Qe prokuroria u kap nga Rama per te bere mishmash aferat kriminale dhe korruptive te Rames, kjo nuk diskutohet sepse provohet nga qendrimet e prokurorise keto muajt e fundit.
Qe mishmashin po perpiqet ta mbaje gjalle autori i mishmashit kjo duket qarte dhe nga deklarata e sapo nxjerre prej tij.
Por qe historite e Tahirit, Xibrakes dhe te kokaines se tij nuk do ti mbylle dot pa ju shkuar deri ne fund edhe kjo eshte e sigurte.

KOHA JONË SONDAZH

