FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka i kthehet Bashës: Kërko votëbesimin, nëse 51% të mbështesin, vijo betejën

Deputeti Edi Paloka i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili tha në daljen para gazetarëve se e mbështesin 95% e demokratëve që të vijojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Paloka i thotë Bashës që të kërkojë votëbesimin e demokratëve në mënyrë që të ndalet përçarja e opozitës, e shkaktuar nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lul!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit! Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!

Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marresh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqesojmë duhet të vendosë për të gjithë ne!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?