Paloka: Mazhoranca synon të tjetërsojë qëllimin e Komisioneve Hetimore
Nënkryetari i PD Edi Paloka akuzoi mbrëmjen e djeshme mazhorancën se po synon të tjetërsojë qëllimin e komisionit hetimor të kërkuar nga opozita në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Paloka: Ajo që u vu re dhe që ishtë absurde dhe që ka qenë në të gjitha rastet e komisioneve që ne kemi kërkuar ishte synimi i mazhorancës për të ndryshuar objektin e hetimit. Dmth komisionin e kërkon opozita, përcaktojmë dhe objektin dhe në mënyrë të rëndomtë përsëritet e njëjta skenë, kur ata thonë mirë ju keni të drejtë të ngrini komision hetimor, por objektin e përcaktojmë ne.
Në studion e lajmeve të Ora News, Paloka ka folur edhe për vettingun në polici duke theksuar se relacioni i hartuar nga ministria e Brendshme si shoqërues i draftit përmban konstatimet dhe akuzat që opozita ka bërë këto vite për inkriminimin e policisë së shtetit.
Paloka: Shihni relacionin që ka bërë Xhafa, janë të gjitha akuzat që kemi bërë ne.
Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën edhe për zgjedhjen e kryeprokurores pa vetting duke theksuar se në mënyrë të paligjshme u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të drejtësisë, KLGJ e KLP.
Paloka: Këta që na thonin vettingu, vettingu, vettingu zgjodhën një prokuror të përgjithshëm pa vetting dhe tani kërkojnë të fusin një tjetër anëtar të gjykatës kushtetutës pa vetting, sepse kështu ju leverdis. Megjithëse i kanë zgjedhur vetë si kanë dashur të gjitha organet KLGJ, KLP në shkelje të kushtetutës.
Paloka foli edhe për bashkëpunimin me LSI ndërsa shtoi se qëllimi i opozitës është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia e cila do të çojë vendin në zgjedhje të lira.
KOHA JONË SONDAZH

