FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panariti: Balla të publikojë të plotë videon

Vijojnë replikat në distancës mes deputetëve të LSI dhe PS për manipulimin e votimit të ligjit për Teatrin. Taulant Balla pretendon se ish-ministri, Edmond Panariti ka vendosur kartën elektronike të votimit të Vangjel Tavos në vend të kartës së Robert Bitrit. Ndërkohë që Panarit thotë se ky është një mashtrim, pasi është vet deputeti Robert Bitri ai që ka votuar me kartën e Vangjel Tavos.

“Ftoj zotin Balla, të publikoje të plotë videosekuencat e seancës dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seancë edhe ulet në postin e tij. Aty do të shihni qartë se si zoti Bitri, pasi ulet në karrige, e largon kartën e deputetit Tavo dhe përdor kartën e tij. Vendosja e kartës së zotit Tavo në postin e z. Bitri, ishte propozim për zëvendësimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit të tij nga LSI. Kjo është e vërteta”,- shprehet Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?