Panariti: Kumari, qëllimi është monopolizimi i këtij vesi
Përmes një postimi në facebook, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, shkruan për ligjin e lojrave të fatit. Panariti thotë se kumarit po i ndryshojnë gjethet por që rrënjët i ka të fuqishme. Ish-ministri thekson se qëllimi është monopolizimi i këtij vesi dhe jo shkulja e tij
”Sepse nëse e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kishte seriozisht luftën ndaj tij, politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajmë apo jo kumarin si aktivitet të ligjshem mes nesh?” Në këtë rast: “Jo”, do të ishte pa diskutim përgjigja masive plebishitare. Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk është ky qëllimi. Qëllimi eshte monopolizimi i këtij vesi dhe jo shkulja e tij”,-shkruan Panariti.
Statusi i plotë
Në Shqipëri, kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrenjet e tij! Sepse ndryshe nga më parë, ai merr status elitar me pese yje! Nuk ka asgje parimore në çështjen e kumarit, basteve, lojrave të fatit sepse po të kishte, të gjitha keto do të shpalleshin të jashteligjeshme në teresine e tyre.
Sepse nese e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kish seriozisht luftën ndaj tij, politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajme apo jo kumarin si aktivitet të ligjshem mes nesh?” Ne këtë rast: “Jo”, do të ishte pa diskutim pergjigja masive plebishitare. Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk eshte ky qellimi. Qellimi eshte monopolizimi i ketij vesi dhe jo shkulja e tij.
Prandaj të pakten kursejani moralizimet qytetareve të këtij vendi, për gjoja shpetim nga një e keqe e madhe, parandalim te dramave familjare, ndarjes te burrave nga grate, luftes ndaj krimit e trafiqeve etj. Të gjitha këto vazhdojne të mbeten, por tani vetem në kategorine me pese yje!
KOHA JONË SONDAZH

