Panariti sqaron të vërtetën për grantet e kompanisë “Arbri Garden”

Pas lajmeve që qarkulluan në lidhje me përfitimin e granateve që kishte bërë kompania “Arber Garden” e cila së fundmi është përfshirë në skandalin e 613 kg kokaine, ka reaguar edhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Panariti sqaron se kriteret e aplikimit, vlerësimi dhe vendim- marrja janë te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene përfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim.

“Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta”, shkruan Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?