FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pandeli Majko reagon për shkrimin e “Koha Jonë”

Kandidati për deputet i PS-së në vendin e 19-të në Tiranë, Pandeli Majko, ka reaguar për shkrimin e sotëm të gazetës “Koha Jonë”, që analizonte skemat e Edi Ramës për spastrimin e PS nga emrat me kontribute në partie.

Majko këmbëngulë se renditja e emrit të tij në “vijën e zjarrit” (e thënë ndryshe pozicion humbës që në nisje të garës) ka si qëllim fitoren e PS.

Mesa duket dhe nga reagimi, vetëm ish-kryeministri Pandeli Majko nuk e ka kuptuar arsyen e vërtetë se përse Edi Rama e ka vendosur në vendin e 19-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot gazeta “Koha Jonë”, 10 ditë para datës 1 prill, ka “zbuluar” se Pandeli Majko ka paralajmëruar humbjen e pushtetit nga Partia Socialiste!

Në shkrim “shkëlqen” konkluzioni: “…Pas kësaj interviste dhe më 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI.”

https://arkiva.kohajone.com/pandeli-majko-nese-nuk-rizgjidhem…/

Për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, vendosja e emrit tim në “vijën e zjarrit” në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë ka vetëm një qëllim. Ky qëllim është i njëjtë në çdo qark të Shqipërisë me shokët e mijë të vendosur në këtë pozicion. Ai ka të bëjë me synimin për të fituar zgjedhjet nga Partia Socialiste dhe jo e kundërta.

Për hir të së kaluarës së vet, gazeta ”Koha Jonë” nuk duhet t’ja lejojë vetes të kthehet në një varrezë ambiciesh!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?