Para Kryeministrisë ka protesta, por Rama e merr me humor çdo gjë
Para Kryeministrisë janë mijëra të rinj që protestojnë për kushte më të mira në arsim, por kryeministri Edi Rama duket se nuk është shumë i shqetësuar.
Ai ka gjetur kohë që në Instagram të bëj humor dhe video montazhe me kundërshtarët e tij politik. Pas sulmit me gabime drejtshkrimore ndaj kryetares së LSI, Edi Rama është marrë së fundmi me Lulzim Bashën.
Një incident i zakonshëm pa asnjë përmbajtje politike në Këshillin Kombëtar të PD-së, sipas Edi Ramës, është më i rëndësishëm sesa ajo që po ndodhë jashtë zyrës së tij në shesh.
Nuk e dimë nëse kryeministri e sheh situatën në të cilën ka futur vendin si qesharake, apo humori i sforcuar ndaj kundërshtarëve politikë është një mënyrë për të larguar tensionin.
Ja çfarë ka postuar në Instagram Edi Rama:
VIDEO e postuar nga Edi Rama në Instagram
KOHA JONË SONDAZH

