FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti Europian dënon Serbinë për qëndrimin pro Rusisë

Parlamenti Europian miratoi me 637 vota pro, 13 kunder dhe 26 abstenim një rezolutë ku dënohet sulmi rus në Ukrainë dhe kërkohet dhënia e statusit kandidat për anëtarësim në union të këtij vendi. Por Rezoluta kritikon Serbinë për qëndrimin pro Rusisë.

“Parlamenti Europian nënvizon me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërhyrë në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj kundër Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shpreh keqardhjen e fortë për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e cila dëmton procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritshmërinë e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të përputhen jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së” – thuhet në rezolutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?