FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas kthimit nga Brukseli, Basha pret në zyrë ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë

I sapo kthyer nga Brukseli në takime intensive me zyrtarë të lartë europianë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paraditen e së premtes e kaloi në takime me përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë.

Rreth orës 10:00 në zyrën e Bashës ka shkuar ambasadori britanik, Duncan Norman, ku në qendër të bisedës ka qenë situata politike e krijuar pas djegies së mandateve dhe protestave të vazhdueshme të opozitës.

Pas largimit të Ambasadorit britanik në zyrën e Bashës ka shkuar ambasadorja gjermane Susanne Schutz e shoqëruar nga Christian Hellbach, Drejtor për Europën Juglindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa Basha i ka shmangur komentet për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i opozitës vetëm disa minuta më vonë lëshoi një mesazh politik nga oborri i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Basha: Vlera për të cilat kanë triumfuar me 22 mars 1992, shqiptarët mbi diktaturën më të egër; Vlerat për të cilat janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, dinjitetit të njeriut, të besimit në Zot, të besimit tek një e nesërme më e mirë që duhet, do të na bëjnë bashkë e po na bëjnë bashkë në një rrugë, që uroj të jetë po kaq e ndritur sa kjo ditë e sotme.

Po në të njëjtin vend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli për situatën  politike ndërsa tha se djegia e mandateve ishte mundësia e vetme për të kthyer vendin në shinat kushtetuese.

Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?