Pas protestës priten arrestime nga policia

Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim e djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike, duke paralajmëruar kështu për arrestime.

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!” – shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit, aty po protestohet prej më shumë se 2 orësh kundër tarifës së qeverisë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Swiss Digital Mobile Reklama

LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN

“Luftë” në Rrugën e Kombit

Rama: Protestuesit barbarë në Kukës do të marrin përgjigje

Kryemadhi: Revolta në Kukës, fillimi i fundit të qeverisë

Qytetarët: Mos luaj me zjarrin se do digjesh Edi Rama!

Berisha: Populli i thotë JO “plaçkës Rama”

Manjani: Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor!

FOTO/ Bllokohen valët celulare në Rrugën e Kombit

FOTOLAJM/Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit

Mesila Doda: Shqiptarët nuk janë dele

Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, një polic i plagosur

Bilanci i protestës, policë e qytetarë të plagosur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?