Pas Yuri Kim, reagon Rama: Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se qeveria po ndërhyn në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i kryeministrit Rama ka një gjuhë të dyfishtë goditje!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?