Pastrim parash në Shqipëri? Deputeti i PS pranon se…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në emisionin ”360 gradë” ka komentuar idenë e përhapur së fundmi në opinionin publik shqiptar se në vendin tonë pastrohen shuma të mëdha parash të përfituara në rrugë kriminale, kryesisht me kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas Bushatit, kur themi se në Shqipëri bëhen 1 miliard euro pastrim parash flasim për teori qesharake konspiracioni, aspak të bazuara në faktet. Deputeti socialist argumenton se individët që duan të bëjnë pastrim parash i dërgojnë paratë jashtë vendin në parajsa fiskale si ishujt Bahamas dhe nuk i mbajnë në vend.
”Në qoftë se do të pastrosh para i çon në Bahamas dhe nuk i pastron këtu. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtu, janë teori konspirative. Ne jemi krenar për mandatin tonë të parë qeverisës për një sërë reformash përfshirë edhe reformën në drejtësi”,-është shprehur deputeti socialist.
KOHA JONË SONDAZH

