FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pasuria e Bodes, hetimet shtrihen në dy shtete të huaja

 

Prokuroria i shtrin hetimet për pasurinë e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, edhe në dy shtete të huaja, ku dyshohet se ai ka depozituar para, por jo në emër të tij. Sipas shkresës së ILDKPKI, Bode është thirrur disa herë për të dhënë shpjegime para inspektorëve, por ka refuzuar. Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Ridvan Bode rezulton të jetë një nga politikanët shqiptarë më të pasur në Ballkan, por që pasuria nuk është në emër të tij. Padia ndaj Bodes u bë një muaj më parë nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ai akuzohet për refuzim dhe deklarim të rremë të pasurive. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?