Patozi: Basha e privatizoi PD-në, në Kuvend po shkojmë të përçarë
Një tjetër i përjashtuar nga Basha është edhe Astrit Patozi, i cili ditët e fundit ka rikthyer takimet në disa qytete me demokratët duke kërkuar ringrijen e së djathtës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se Kuvendi që PD do të mbledhë në fund të Prillit synon privatizimin e partisë nga Basha. Ish-n/kryetari thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres.
Zgjidhja, për Patozin, është një marrëveshje e madhe.
“PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Propozim më të madh se platforma për ringritjen e PD nuk mund të ketë. Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës. PD nuk mund të amnistojë krimet politike, që kanë qenë të tilla që e kanë dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot.
PD kërkon që kongresi ta amnistojë dhe ti japë një mbështetje të plotë të asaj që ai e konsideron që është PD. Basha do e privatizojë partinë përmes këtij Kuvendi. Tani nuk ka më asnjë shpresë dhe këto 40 ditë do të jenë thjeshtë një formalitet dhe tregues për këtë që sapo thashë. PD ka nevojë për një marrëveshje të madhe, dakordësi për disa principe dhe nëse nuk kalojmë përmes votës, cdo gjë tjetër është e parëndësishme’ tha ai.
Por a do të krijojë Patozi një parti të re nëse propozimet e tij nuk do të merren në konsideratë? “Po të kishte qenë për parti të re do e kishim bërë në ditët e para pas listës, por nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë ky qëllimi unë. Ne kemi dashur që këtë koncept të drejtimit të një partie të djathtë ka impelmentojmë në PD. Në rast se do të ketë shurdhëri ne do të vijomë lëvizjen tonë, pasi sipas nesh përfaqëson nevojën e demokratëve dhe shoqërisë për të pasur një politikë tjetër.
Apeli i Berishës për bashkim? Një ditë pas Berisha bëri thirrjen Basha mblodhi Kryesinë. Njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet të bëjë edhe bashkimin, ai nuk e ka ndërmend, por nuk ka shqetëson kjo gjë. PD nëse nuk ndryshon qasjen e Bashës, që e konsideron si biznes privat, do ketë një të ardhme të më të zymtë. E vetmja dritë është lëvizja për ringritjen e saj” deklaroi ai për Report Tv.
KOHA JONË SONDAZH

