FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Një lajm i mirë nga kongresi i Lulit

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka ironizuar vendimin e Lulzim Bashës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Në një shënim në Facebook, Patozi shprehet se ky është një laj i mirë, ndërsa u kujton demokratëve të Bashës se në takimet e Veliajt për mbjelljen e pemëve kanë marrë pjesë më shumë anëtarë të Këshillit të PD-së, sesa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS.

“Një lajm i mirë nga kongresi i Lulit. Më mori në telefon një demokrat i entuziazmuar dhe më tha se “e dëgjoi Luli këshillën e doktorit, do ta mbledhë Këshillin Kombëtar përpara Kongresit”.

Dakord mo, i thashë, lajm i mirë qenka, por më rezulton se janë më shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se sa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS, ata që kanë dalë në televizor këto ditë duke mbjellë pemë me Lali Erin”,- shkruan Astrit Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?