PD, Duma: Protesta në çadër nuk ka rekord të mëparshëm
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma tha në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se protesta e opozitës prej 45 ditësh, nuk ka pasur rekord të mëparshëm.
Pjesë nga biseda:
Duma: Çadra është kryefjalë, metaforë i çdo diskursi politik. Pas çadrës nuk ka më asnjë mënyrë indiferent. Kauzat duhet të gjykohet për vërtetësinë dhe drejtësinë që ato paraqesin. Nuk gjykohen me sasinë. Nuk është një çështje që mbetet në vullnetin subjektiv të dikujt. Sigurisht nuk janë çështje politike, por çështje të ardhmërisë së vendit. Nëse ju dini një protestë të qëndrueshme kaq ma thoni? Një protestë 44 ditë nuk ka rekord sot.
Gjylameti: Në historikun dyvjeçar të zgjedhjeve të lira në Shqipëri, forcat politike që unë përfaqësoj nuk ka qenë e akuzuar për blerje zgjedhjesh. Nuk duhet të harrojmë këtu çfarë ka ndodhur ndër vite. Është një kauzë që nuk qëndron për një fakt që ende nuk ka ndodhur. Kauza e opozitës ka ngelur tek 18 shkurti, ndërsa shqetësimi ynë është oferta për qytetarët shqiptarë. Data 18 qershor është data që ndan kush është oferta më e mirë.
KOHA JONË SONDAZH

