PD: E majta, mashtrim publik me paketat e mjekimit tek privati

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, denoncoi sot atë që e quajti si mashtrimin publik me paketat e mjekimit tek privati e që qeveria tenton ta shesë si risi.

Praktikat kanë ekzistuar sipas tij, por ato nuk janë zgjidhje. Janë të kufizuara dhe detyrimisht do të shoqërohen me kosto për pacientin, akuzoi Shehu. 

“Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione private.

Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializen, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një “risi”, deklaroi gjithashtu ai.

Duke përfunduar se politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojne publikisht spekullimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike.

Stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme.

Dhe se inacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga taksimi i pergjithshëm.

Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia.

 

SHKARKO APP