PD: Habilajt po marrin tendera nga Rama edhe në arrati
Departamenti Antikorrupsion i PD denoncoi sot përfitimin e tenderave shtetërore nga kompanitë e vëllezërve Habilaj, të cilëve akuzohen për trafik droge dhe lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë nga Nisma Thurrje, “tender i Spitalit të Vlorës për karburant është fituar fituar nga një nga firmat e Habilajve me administrator Artan Habilaj. Emri AMF është akronim i tre vellezërve Artan, Moisi dhe Florian”.
Organizata “Nisma Thurje” ka publikuar dhe ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit që tregon pronësinë e kompanisë, si dhe transaksionin e tenderit në organet shtetërore. Pak orë pas këtij denoncimi dokumentet zyrtare, sipas PD, janë hequr nga sistemi online.,
Në një reagim për mediat, “Departamenti Antikorrupsion i PD denonconi mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit te lajmit se Habilajt kane marrë tendera shtetërore pak kohë më parë”. Sipas të dhënave të “Nisma Thurje”, kompanitë e Habiljave e kanë përfituar tenderin në vitin 2018. Moisi dhe Florian Habilaj, të njohur si kushërinjtë e ish-ministrit Saimir Tahiri, akuzohen për trafik droge drejt Italisë dhe janë në proces gjykimi në vendin fqinj.
Në foto: Dokumenetet që sipas PD janë hequr nga QKB

Kompania e vëllezërve Habilaj

Tenderat
KOHA JONË SONDAZH

