FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Hetim për Bibliotekën Kombëtare

Partia Demokratike ka reaguar mbi dëmtimin e librave në Biblotekë Kombëtare.

“Selia blu”  përmes deputetëve Hekuran Hoxhalli dhe Romeo Gurakuqi, thotë se mungesa e shkarkimeve të ujërave nëntokësore, të punimeve në shesh, janë bërë shkak i futjes së ujit.

U përmbytën dhe institucionet përeth tij. U dëmtua  gjithë kjo pasuri  kombëtare , materiale me vlera të pazëvendësueshme të biblotekës kombëtare. Teksa flitet të mbrojmë ose jo Historinë e Teatrit  njëherë e mbysim dhe një herë e përvëlojmë Historinë e Shqipërisë, duke ja zhdukur thesaret e veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministria e Kultures duhet urgjentisht të japë dorheqjen  de jure se de fakto  e ka dhënë prej kohësh, Në Tiranë funksionet e saj I kryen Ministri I Agjitacion Propogandës Erion Veliaj( I quajtur ndryshe Aladini me jorgan magjik) dhe nëpër rrethe sejmenë të tjerë të kryeministrit”, shprehet deputeti Hoxhalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Gurakuqi theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qëndror modern.

“Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore.

E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, tha Gurakuqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?