FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“PD lidhje me Rusinë”, Manjani: Të gjithë bëjnë si Trump-ista. Shqiptarëve po u ofrohet propagandë

Debati mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në lidhje me kompaninë e lotimit në fushatën elektorale të zgjedhjeve të fundit parlamentare të pajtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha është komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Manjani rikthen në vëmendje akuzat mëhershme të demokratëve të cilët akuzonin kryesocialistin Edi Rama për lidhje me financime të dyshimta të tij nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Sali Rusi duke i krahasuar ato me akuzat e tanishmëve të socialistëve për lidhje të PD-së me Rusinë.

“Ramën e akuzuan se financoi Salë Rusin. Bashën e akuzojnë se financohet nga Rusi (jo Sala).  Të gjithë bëjnë si Trump-ista! Ndërkohë Shqiptarëve u ofrohet  propagandë, ndërsa u kërkohet vizë për të shkuar në Amerikë.  Çfarë politike!”- thekson ish-ministri Ylli Manjani në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?