FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të konçensionarit

“Rama duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koncensionarit. Ata janë sot në mbrojtje të interesave të tyre, të ekonomisë së tyre.”

Ka qënë kjo deklarata e deputetes së PD, Jorida Tabaku, nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku sëbashku me kolegë opozitarë kërkon prej tre ditësh, lirimin e protestuesve të arrestuar për revoltën në Rrugën e Kombit.

Nën/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se Ministri dhe Kryeministri gënjejnë kur thonë se mirëmbajtja e rrugëve ka kosto të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, Rrugës së Kombit i nevojiten vetëm 10 mln euro për mirëmbajtje dhe këto mund të mbulohen nga taksa e qarkullimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: Kërkon 10 milion euro në vit për tu mirëmbajtur Rruga e Kombit.Ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria, sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe u thanë se mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. 

Sot përsëri edhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshmëm dhe duhet ta paguajnë shqiptarët. Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e Rrugës së Kombit është e papërballueshme për ta.

Pasi qeveria të ktheje përgjigje pse bën avokatin e koncesionarit, pse nuk përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe mirëmbajtje atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për të refuzuar për të paguar këtë taksë. Kjo taksë është antikushtetuese dhe antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo koncesionarit. Ka ikur dita kur Rama do të vazhdojë të vjedhë qytetarët, të grabisë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?