PD zbulon ku shkoi Tahiri: Jo në Gjermani tek i ati por…

Pikëpytjen nëse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte për vizitë në Gjermani tek babai i tij, e jep Partia Demokratike. Në një konferencë për shtyp, deputeti Enkelejd Alibeaj, hodhi akuza se Tahiri se nuk kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të atin por për të fshehur provat që e akuzojnë për përfshirje në trafik droge.

“Faktet e publikuara në media provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria para largimit të Tahirit për Gjermani. PD është e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria për Krime të rënda për pasurinë e shoferit të Tahirit, do të zbulojë pasurinë e ministrit të Ramës, e vënë nga trafiku i lëndëve narkotike”, tha Alibeaj.

Kreu i deparatamentit të rendit dhe sigurisë në PD, foli edhe për 863 mijë eurot e kapura në makinën e Orest Sotës së bashku me dy patenta të ish-ministrit, për të cilat u shpreh se janë të Tahirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”PD nga fillimi nuk ka pasur asnjë dyshim se paratë në makinën e Sotës i përkasin Tahirit, i cili po bën po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Ne dyshojmë se këtë qëllim ka pasur edhe udhëtimi i mistershëm i tij në Gjermani”,-shtoi deputeti demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj tha se Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur “ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën”.

“Heshtja e kryeministrit për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe për blerjen e votave në këmbim të tenderave në rastin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kanë një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë deri sa të kapë sistemin e drejtësisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?