“Pedagogët kanë dhënë dorëheqjen për të na mbështetur”
Një studente e Arkitekturës ka deklaruar se disa pedagogë kanë dhënë dorëheqjen për t’i mbështetur ata.
“Kemi pasur mbështetjen e shumë pedagogëve, madje ka pedagogë që kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre për të na mbështetur. Ka pedagogë që kanë marrë kërcënime. Pedagogët janë kryesisht nga Arkitektuara”,- tha studentja për Ora News.
Ajo tha se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. “Protesta do të vazhdojë deri në fund, derisa 8 pikat të plotësohen. Një pjesë e studentëve e kanë gdhirë këtu dhe do të vazhdojë kështu”,- tha ajo.

KOHA JONË SONDAZH

