Pedagogët mblidhen sërish te sheshi “Nënë Tereza”. Ultimatum qeverisë: Të mërkurën nisim grevën pa afat

Pedagogët kanë dalë sërish në protestë te sheshi “Nënë Tereza”, para Universitetit Politknik, ndërsa kanë paralajmëruar grevë nësë kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, njoftoi ditën e sotme qeveria do të ketë kohë të reflektojë mbi qëndrimin e saj deri të mërkurën në orën 16:00 të datës 2 nëntor, në të kundërt pedagogët do të nisin grevën e urisë pa afat.

Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar problematikat tona apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona. Prandaj i lëmë kohë qeverisë deri të mërkurën për të gjetur zgjidhje. Në të kundërt të gjithë të mërkurën të jemi këtu në orën 16:00 për solidarizim ndaj të gjithë atyre që kanë marrë përsipër këtë akt sakrifice”, tha Kovaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot protestës para Universitetit Politeknik të Tiranës i janë bashkuar dhe dy deputetët e opozitës Dashamir Shehi dhe Bujar Leskaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pedagogët dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej dy javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për zgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?