FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Për Gridën!

Nga Edmond Arizaj-
Për Gridën
Në historinë politike shqiptare nuk më kujtohet një grua tjetër që të jetë sulmuar aq egërsisht sa Grida Duma. Jo vetëm nga meshkujt e politikës e më tutje. Po aq dhunshëm, me kënaqësi madje edhe nga sigjinia e saj. A dështoi Grida Duma?! Në një parti, me një kryetar që dështimin e kishte mbiemër, Grida la plot gjurmë. Madje më shumë se plot deputetë majtas e djathtas, që nuk e merr vesh njeri kur hyjnë, e aq më pak e marrin vesh kur dalin nga politika. Grida ishte e zhurmshme kur hyri në skenë, po aq kur recitoi në skenë dhe sërish e zhurmshme kur doli nga skena. Ndonjëherë politika duhet të jetë dhe vetëm kaq. Mund të mos arrish më shumë, mund të mos fitosh beteja, por disi lë gjurmë. Për mua seancave parlamentare do t’u mungojë Grida, jo vetëm për fjalët. Dhe kjo nuk është fjali seksiste. Por uroj që të jetë e pranishme në media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?