Përfundon ultimatumi i studentëve, Rama asnjë përgjigje

Ka përfunduar ultimatumi i studentëve që protestojë prej 7 ditësh në sheshin e krijuar përpara Ministrisë së Arsimit, kurse kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Tashmë u mbetet studentëve që të vendosin për mënyrën sesi do të përshkallëzojnë protestat. Deri më tani të rinjtë kanë debatuar në lidhje me metodën e përshkallëzimit të protestës së tyre.

Në “tavolinë” ka dy variante për protestën, lëvizjen drejt kryeministrisë apo vijimin e saj në ambientet e “Rrugës së Durrësit”. Një tjetër variant është ai i përshkallëzimit të protestës në formën e një greve urie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani ende nuk është zgjidhur kjo dilemë nga ana e protestuesve, edhe për shkak të vështirësi për të komunikuar mes tyre, pasi janë mijëra studentë në shesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?