Përgjimet mes drejtorit të policisë dhe Fredi Alizotit, Vasili: Rama është tmerruar, ndaj s’flet

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, teksa ka publikuar videon dhe bisedën e transkriptuar ku denoncohet komunikimi i drejtorit të policisë së Fierit Albert Nushi me Fredi Alizotin, personazhin kryesor të skandalit të përgjimeve të çështjes “Babalja”.

Në përgjimin e publikuar fillimisht nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, dëgjohen Alizoti dhe Nushi, të cilët kanë komunikuar rreth orës 00:30 të natës në telefon, ndërkohë që Alizoti i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Duke marrë shkas nga këto bisedime Petrit Vasili i kërkon sqarimet nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ish-deputeti Salianji ka publikuar fakte të reja, të tmerrshme nga nënshtrimi i policisë përpara krimit dhe trafikantëve, përdorimin e tyre për interesa politike dhe mbijetesën politike të lidhur vetëm me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Pse kryeministri ka tmerr të flasë per pergjimet e reja???

Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte te reja te tmerrshme nga nenshtrimi i policise perpara krimit dhe trafikanteve,perdorimin e tyre per interesa politike dhe mbijetesen politike te lidhur vetem me to.

Edi Rama kete polici turpi ngriti.

Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine,qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve.

Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre.

Kongreset nacionalsocialiste te ngjashme me “Trustin e Lulelakres” se Arturo Ui-se, nuk ja zgjidhin dot hallin te semurit nga kapja.

Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojen se as i denon dot kriminelet, as flet dot per ta dhe as i con dot ata perpara drejtesise se e marrin me vete.

Vleresojeni vete kete asgjesim te shtetit duke lexuar e degjuar skandalin e bere tashme publik ne mediat shqiptare:

Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.”

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/330001264314484/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?