FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përgjimet, PD: Tahiri, pjesë e grupit kriminal që trafikon kanabis

Partia Demokratike, këtë të premte përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, hodhi akuzën se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, provohet të jetë pjesë e një grupi kriminal.

”Nga përgjimet e autoriteteve italiane, provohet se Saimir Tahiri dhe Jael Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në Itali”,-tha Alibeaj në deklaratën për shtyp.

Por për PD, Tahiri është i mbrojtur politikisht nga kryeministri Rama, pasi ky i fundit mabn pushtetin me kanabizimin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por, këto prova janë bërë të pavlefshme deri tani sepse ish-ministri i Brendshëm ka mbrojtje politike. Me vendimin për të mbrojtur Tahirin, Edi Rama nuk mbron thjesht ministrin e Brendshëm, por pushtetin e tij që i ka rrënjët në kanabizimin e vendit”, theksoi Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti demokrat shtoi se “kostoja e imunitetit politik për Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përsa kohë BE kërkon Saimir Tahirin përpara drejtësisë në mënyrë që Shqipërisë t’i hapen negociatat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?